Zgjedhja e Shqipërisë për herë të parë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së është shoqëruar me urime dhe vlerësime nga krerët e institucioneve më të larta në vend dhe diplomatëve të huaj.
Për kryeministrin Rama ky ka qenë një “lajm i bukur” ndërsa ai ka ndarë në Facebook një procesverbal të votimit për Shqipërinë së Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka e ka quajtur fitore të madhe të diplomacisë shqiptare pas 65 vitesh anëtare e OKB-së.
Vlerësim ka shprehur edhe presidenti Meta i cili shpreh bindjen se Shqipëri do të përmbushë me përgjegjësi të lartë detyrat që i ngarkon ky pozicion në dy vitet e ardhshme.
Sipas kryeparlamentarit Ruçi, vendimi i sotëm ishte arritje e të gjithë institucioneve shqiptare.
“Vetëm një vend që bind për institucione demokratike zhvillim, stabilitet e siguri, mund të kontribuojë në sigurinë dhe paqen në botë”, shkruan kreu i Kuvendit.
Urime kanë ardhur edhe nga ambasadorja e SHBA, Yuri Kim dhe ai i BE, Luigi Soreca.
Të dy diplomatët e kanë quajtur historike ditën e sotme për Shqipërinë dhe kanë mirëpritur vijimin e bashkëpunimit të ngushtë për çështjet në rajon dhe botë.