Presidenti amerikan, Joe Biden deklaroi në ditën e tretë të Samitit të G7-ës se demokracitë perëndimore ishin në një garë me regjimet autokratike.
“Jemi në një garë, jo me Kinën në vetvete, … me autokratët, qeveritë autokratike në të gjithë botën, në kuptimin nëse munden demokracitë të konkurrojnë me ta në një shekull të 21-të që ndryshon me shpejtësi,” citohet Biden në një raportim nga Reuters.
Ndërsa, përsa i përket Kinës, me të cilën kanë patur përplasje në samit, deklaroi se do të jenë të drejtëpërdrejtë.
Ai shtoi se SHBA-të nuk po kërkonin kurrsesi konflikt dhe ishin të gatshme të bashkëpunonin ku ishte e mundur e në fushat me interes të përbashkët, por “do t’i përgjigjemi veprimeve që nuk kanë konsistencë”.