Agjensia italiane e barneve miratoi kombinimin e vaksinave të Covid-19, për personat nën moshën 60 vjeç. Institucioni njoftoi se vendimi u morr pas ndalimit të vaksinës AstraZeneca dhe Johnson&Johnson për personat nën moshën 60 vjeç më 11 qershor, dhe pas vdekjes së një 18 vjeçari, nga mpiksja e gjakut.
Por jo të gjitha rajonet e Italisë janë dakord për kombinimin e dozave të vaksinave.
Institucioni propozon që personat e vaksinuar me AstraZeneca mund të vaksinohen me dozën e dytë të vaksinën Pfizer, ose Moderna.
Italia hapi 13 rajone të saj, duke lënë në fuqi vetëm mbajtjen e maskës. Gjithashtu lejohen edhe martesat dhe festat për personat e vaksinuar dhe me test negativ të Covid-19.