Miratimi i përdorimit të vaksinës ruse Sputnik V nga Agjensia evropiane për Rregullimin e Barnave do të vonohet.
Sipas burimeve të Reuters, kompania ruse duhej të dorëzonte informacion shtesë mbi testimet e kryera deri në datën 10 qershor, por e ka bërë.
Mendohet se kjo do ta vonojë miratimin të paktën deri në shtator.
Ndërkohë, Fondi Rus i Investimeve Direkte (RDIF), përkundrazi citohet të ketë thënë se rishikimi i EMA ishte në rrugën e duhur.
“I gjithë informacioni mbi provat klinike të vaksinës Sputnik V është dhënë dhe rishikimi i GCP (Praktika e Përgjithshme Klinike) ka përfunduar me reagime pozitive nga Agjencia Evropiane e Barnave”, tha RDIF.
Ai shtoi se i takon EMA-s të vendosë se kur do të miratojë vaksinën, por se presin që kjo të ndodh në dy muajt e ardhshëm.
Aktualisht, vetëm Hungaria dhe Sllovakia kanë filluar përdorimin e vaksinës Sputnik brenda bllokut evropian, ndërkohë që Gjermania ka deklaruar se ka nënshkruar marrëveshje blerje, por që do të jetë e vlefshme vetëm pas miratimit të përdorimit nga EMA.