Edit Harxhi, një prej kandiatëve për kryetare të PD-së akuzoi kryetarin e zgjedhur Lulzim Basha për përjashtim të 28 mijë anëtarëve nga listat e votimit.
Në një konferencë për shtyp pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve për kryetar të PD-së, të grupimit për PD-në, Harxhi u shpreh se “një pjesë e votuesve kanë votuar edhe pa kartë anëtarësie e emra në listë”.
“Listat e anëtarësisë nuk ju dhanë kandidatëve por komisionerëve, 2 ditë para zgjedhjeve. Kandidatët nuk kishin asnjë komisionerë por vetëm vëzhgues pa asnjë tagër”, shtoi Harxhi.
Ajo tregoi se në Tiranë, pjesmarrja në votime ka kaluar 100%, ndërkohë në rrethe pjesmarrja ka qënë më pak se 30%.
“Kutitë e votimit ishin pa vulë sigurie.deputetët dhe kryetarët e degëve kanë bërë thirrje të votohet Basha. Si dhe në qytete kanë ardhur dy lista nga Tirana”, përfundoi Harxhi.
Zgjedhjet për kryetar të PD-së u mbajtën më 13 qershor. Ato u shpqëruan me probleme e ankesa nga kandidatët garues. Të tre kandidatët, Shehja, Kadilli dhe Harxhi kanë akuzuar kryetarin aktual për manipulim të procesit zgjedhore.