SHBA kanë dhuruar pajisje mjekësore me vlerë 1 milion dollarë për qendrën spitalore Nënë Tereza në Tiranë.
Pajisjet e dhuruara përfshijnë shtretër spitalorë dhe dyshekë për repartin e reanimacionit, respiratorë, aparat grafie, aparate me ultratinguj dhe pajisje mbrojtëse.
Ndihma ka ardhur nga Komanda Europiane e SHBA në kuadër të përballimit të pandemisë COVID19 sipas njoftimit të ambasadës amerikane.
Në fjalën e saj gjatë ceremonisë së dorëzimit të pajisjeve, ambasadorja Yuri Kim e quajti këtë një shenjë të përkujdesjes së SHBA-së ndaj popullit shqiptar.