Kontrolli i armëve bërthamore dhe rikthimi i ambasadorëve në kryeqytetet respektive ishin dy çështjet për të cilat ranë dakord Presidenti i SHBA Joe Biden dhe Presidenti rus Vladimir Putin pas takimit 4 orësh në Gjenevë të Zvicrës.
Putin e quajti Biden, një partner konstruktiv, me përvojë dhe tha se ata flisnin “të njëjtën gjuhë”, por shtoi se nuk kishte pasur miqësi, përkundrazi një dialog pragmatik për interesat e dy vendeve të tyre.
Ai tha se ishte “e vështirë të thuhej” nëse marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara do të përmirësoheshin, por se kishte një “fije shprese” në lidhje me besimin e ndërsjellë. Nuk kishte ftesa mes presidentëve për në Uashington ose Moskë
Putin tha se takimi kishte qenë konstruktiv, pa armiqësi, dhe kishte treguar dëshirën e udhëheqësve për të kuptuar njëri-tjetrin.
Ai gjithashtu tha se Rusia dhe Shtetet e Bashkuara najnë idenë se kanë përgjegjësi për stabilitetin bërthamor dhe do të zhvillojnë bisedime mbi ndryshimet e mundshme në traktatin e tyre të zgjatur së fundmi për kufizimin e arsenalit të armëve të tilla.
Por ai tregoi pak oreks për kompromis në një varg çështjesh të tjera, duke hedhur poshtë shqetësimet e Uashingtonit në lidhje me arrestimin e kreut të opozitës Alexei Navalny, në lidhje me praninë e shtuar ushtarake të Rusisë pranë kufirit lindor të Ukrainës dhe në lidhje me akuzat e SHBA që rusë të paidentifikuar janë përgjegjës për një seri sulmesh kibernetike në Shtetet e Bashkuara.