Minsitria e Shëndetësisë njoftoi të enjten se asnjë person nuk ka humbur jetën nga COVID-19 në 24 orët e fundit në vend.
Ndërkohë, në të njëjtin interval kohor u kryen 2 621 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 5 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: Nga 1 rast në Tiranë, Shkodër, Lezhë, Mirditë, Tepelenë.
Po marrin trajtim spitalor të specializuar 9 pacientë, nga të cilët 4 pacientë janë në terapi intensive.
Po ashtu, në 24 orët e fundit janë shëruar 7 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129 895 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht janë 132 raste aktive me Covid19 në vend, shumica e të cilave, 83 raste, në Shkodër dhe Tiranë.
Statistika (17 Qershor 2021)
Raste të reja ditore 5
Të shëruar në 24 orë 7
Të shtruar në spitale 9
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 2,621
Testime totale 768,559
Raste pozitive 132,481
Raste të shëruara 129,895
Raste Aktive 132
Humbje jete 2,454
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Shkodër 43
Tiranë 40
Berat 11
Durrës 11
Lezhë 8
Elbasan 5
Gjirokastër 5
Korçë 3
Dibër 3
Kukës 2
Fier 1