Amnesty International: Turqia shtyn ligjin “drakonian” që shënjestron shoqërinë civile

Amnesty International: Turqia shtyn ligjin “drakonian” që shënjestron shoqërinë civile

Turqia po shfrytëzon gjetjet e një raporti mbi terrorizmin dhe pastrimin e parave për të shtyrë “ligje drakoniane”, të krijuara për të shënjestruar shoqërinë civile, sipas Amnesty International.

Ligji Nr. 7262 mbi Parandalimin e Financimit të Përhapjes së Armëve të Shkatërrimit në Masë krijon dispozita të reja për të cilat Amnesty thotë se “shkelin të drejtat për lirinë e shoqatës dhe shprehjes, si dhe garancitë e njohura ndërkombëtarisht të gjykimit të drejtë”.

Amnesty shtoi se “ligji i çuditshëm” u nxit shpejt nën maskën e luftës ndaj terrorizmit, kur qëllimi i tij i vërtetë është të ushtrojë më shumë presion mbi shoqërinë civile, e cila tashmë ka mbajtur barrën e “një goditje të pamëshirshme prej më shumë se pesë vjetësh”.

Që nga përpjekja për grusht shteti në 2016, Presidenti Rexhep Tajip Erdogan dhe qeveria e tij janë turrur ashpër ndaj shoqërisë civile, gazetarëve, aktivistëve, opozitës, ushtrisë dhe atyre që punojnë si mësues dhe shërbime të tjera në qytet.

Rreth 1,300 fondacione dhe organizata u mbyllën dhe më shumë se 180 media u detyruan të mbyllen, për shkak të akuzave për lidhje me organizata “terroriste”.

Ai përcaktoi Fethullah Gulen dhe pasuesit e tij si terroristë dhe vijoi me arrestimin dhe ndalimin e atyre me të cilët besonte se ishin të lidhur.

Kjo përfshinte rrëmbime jashtëtritoriale dhe marrëveshje të errëta me vendet e tjera, përfshirë Shqipërinë, për t’i deportuar përsëri në Turqi.

“Ligji i ri i bashkohet arsenalit të ligjeve kundër terrorizmit të Turqisë , shumë prej të cilave përdoren në rregullisht, për të shënjestruar mbrojtësit e të drejtave të njeriut dhe organizatat e shoqërisë civile, duke përfshirë Amnesty International. Ai kërcënon të përshkallëzojë presionin ndaj aktivistëve të shoqërisë civile, të cilët tashmë përballen me ndjekje penale dhe dënim për akuza të trilluara për terrorizëm,” tha Amnesty në deklaratën e tyre.

Ligji i ri vjen vetëm disa ditë përpara Takimit Plenar të FATF, i cili do të mbahet në 21 qershor. Trupa do të rishikojë pajtueshmërinë e Turqisë me vlerësimin FATF 2019, i cili zbuloi se vendi ishte pjesërisht i pajtueshëm.

FATF rekomandoi që Turqia duhet të zbatojë një “qasje të bazuar në rrezikshmëri” dhe të krijojë masa proporcionale ndaj OJQ-ve dhe OJF-ve, të cilat identifikohen se mbartin një rrezik abuzimi përmes financimit nga terrorizmi.

Amnesty thotë se ligji shkon shumë përtej rekomandimeve të FATF dhe kërcënon të “shkatërrojë më tej ushtrimin e të drejtave të lirisë së asociimit dhe shprehjes, dhe një sërë të drejtash të tjera të njeriut”.

Sipas rregullave të reja, qeveria mund të pezullojë anëtarët e bordit dhe stafin dhe të shpërndajë organizatat, sipas dëshirës.

Turqia po vazhdon të mbajë në burg një figurë të shquar të shoqërisë civile, Osman Kavala, dhe dënoi kryetarin e nderit turk të Amnesty International, Taner Kiliç dhe tre individë të tjerë.

“Rastet zbulojnë sesi masat e antiterrorizmit në Turqi përdoren si armë kundër kundërshtarëve politikë, gazetarëve, mbrojtësve të të drejtave të njeriut dhe organizatave të shoqërisë civile,” lexon deklarata.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>