Victoria Secrets heq “engjëjt” modelet e famshme

Nga Exit News
Victoria Secrets heq “engjëjt” modelet e famshme

Victoria Secrets njoftoi këtë javë se modelet e saj perfekte të njohura si “Engjëj” do të zëvendësohen me 7 gra të arrira si ylli i futbollit për femra Megan Rapinoe, skiatorja Eileen Gu, aktorja Priyanka Chopra Jonas dhe modelja Palom Elsesser. Kompania do të ndalojë edhe sfilatën e modeleve më të bukura me veshje të brendshme.

“Ne iu përgjigjem shumë vonë ndryshimeve në këtë fushë”, u shpreh për New York Times Martin Waters, shefi ekzekutiv i Victoria Secrets.

Victoria Secrets vazhdoi, pavarësisht kritikave, të përdorte modele të bardha, shumë të holla, ndryshe nga konkurentja e saj e cila pranoi të nxirrte në sfilatë një modele në muajin e fundit të shtatëzanisë.

Kompanitë e veshjeve të brendshme po përpiqen të jenë më gjithëpërfshirëse, duke prodhuar edhe masa të mëdha. Por, Victoria Secrets vetëm tani duket se po i përgjigjet kërkesës së tregut.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>