Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike bëri me dije të dielwn se në Kosovë në 24 orët e fundit ka pasur një viktimë nga COVID-19.
Ndërkohë, nga testimi i 2 112 mostrave në laboratorët publik dhe privat, kanë rezultuar 8 raste pozitive.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 9 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve shkon në 105 227 raste.
Mbeten 174 raste aktive.
Prej fillimit të pandemisë, Kosova ka regjistruar 107 602 raste me COVID-19, prej të cilave tyre dhe 2 252 pacientë kanë humbur jetën.
Në vend tashmë janë vaksinuar plotësisht 17 811 qytetarë, nëdrkohë që 133 868 të tjerë kanë marr të paktën një dozë.