Zhvillohen në Vienë bisedimet për marrëveshjen bërthamore me Iranin

Zhvillohen në Vienë bisedimet për marrëveshjen bërthamore me Iranin

Raundi i gjashtë i negociatave për rilidhjen e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, mes gjashtë fuqive botërore dhe Iranit, u finalizuan të dielën me një mbledhje në Vienë.

Ende nuk dihet kur do të zhvillohet raundi i radhës, por negociatorët do të kthehen në vendet e tyre për t’u këshilluar mbi ecurinë e mëtejshme të bisedimeve.

Ka ende mosmarrëveshje midis Iranit dhe fuqive botërore në bisedimet për marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, deklaroi të dielën këshilltari i sigurimit kombëtar të SHBA Jake Sullivan për ABC News.

“Ka ende një distancë të madhe për t’u bërë në lidhje me disa nga çështjet kryesore, duke përfshirë sanksionet dhe angazhimet bërthamore që Irani duhet të ndërrmarr,” tha Sullivan.

Ai shtoi se çështja e heqjes së sanksioneve ndaj Iranit ishte ende duke u diskutuar.

Ndërkohë, kryenegociatori iranian Abbas Araqchi konfirmoi të njëjtin qëndrim kur, në një intervistë për median shtetërore austriake, tha:

“Tani jemi më pranë se kurrë një marrëveshjeje, por distanca që ekziston midis nesh dhe marrëveshjes mbetet dhe tejkalimi i saj nuk është një punë e lehtë. Ne do të kthehemi në Teheran sonte.”

Përfaqësuesi i BE-së, që ka ndërmjetësuar diskutimet, Enrique Mora dekalroi se bisedimet kishin njohur progres.

“Ne kemi bërë progres këtë javë, në këtë raund të gjashtë. Ne jemi më afër një marrëveshje, por nuk jemi ende në atë pikë. Jemi më afër sesa ishim një javë më parë, por nuk jemi ende në atë pikë,” citohet Mora nga Reuters.

Shtetet e Bashkuara, nën udhëheqjen e presidentit Trump, u larguan nga marrëveshja në 2018, duke i cilësuar kushtet e saj shumë të dobëta për të kundërpeshkuar rrezikun e zhvillimit të armëve bërthamore nga Irani.

Zgjedhja e Ebrahim Raisit, një ultra-konsevator i linjës së ashpër në lidhje me raportet me Perëndimin, mendohet se do të ndikojë pak procesin pasi vendimi i përket Liderit Supprem, Ayatollah Ali Khamenei.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>