Hollanda hap kufijt me Shqipërinë në 24 qershor

Hollanda hap kufijt me Shqipërinë në 24 qershor

Hollanda ka vendosur të hapë kufijt me Shqipërinë dhe 4 vende të tjera jo-evropiane duke filluar nga data 24 qershor.

Shtetasit e këtyre vendeve lejohet të udhëtojnë drejt Hollandës pavarësisht qëllimit të vizitës, bazuar në ligjet në fuqi.

Përveç Shqipërisë, kufijt do të hapen edhe për SHBA-të, Libanin, Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Tajvanin, sipas NL Times.

Hollanda ka ndjekur rekomandimin e Bashkimit Evropian për lejimin e udhëtimeve me këto vende.

Aktualisht, Hollanda ka lejuar hyrjen në vend vetëm për arsye jetike, që përfshinte udhëtimin për arsye të domosdoshme familjare ose për studime. Po ashtu përjashtoheshin nga ndalimi i duhëtimit profesionistët e kujdesit shëndetësor, punëtorët ndërkufitar, punëtorët sezonalë të bujqësisë, stafi i transportit dhe detarët dhe udhëtarët në tranzit.

Për të siguruar statusin e një vendi të sigurt, vendi duhet të ketë maksimumi 75 raste pozitive me koronavirus për 100,000 banorë, në 14 ditët e fundit.

Në muajin maj, Këshilli i BE-së hoqi zyrtarisht kufizimet në udhëtimet jothelbësore për shtetasit e vendeve të treta, të cilët janë vaksinuar me të gjitha dozat e kërkuara të vaksinës kundër koronavirusit.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>