Qeveria ka miratuar vendimin për hapjen e 6 zyrave të reja për aplikimin për pasaporta biometrike dhe karta identiteti në përfaqësitë e saj jashtë vendit.
Ministria e Brendshme njoftoi sot, 22 qershor se zyrat e reja u hapën në Emiratet e Bashkuara Arabe (Abu Dabi); Kinë (Pekin); Kanada (Otava); Australi (Kanberra); Brazil (Brazilia); Rumani (Bukuresht).
2 zyrat e para do të hapen në Ambasadën e Shqipërisë në Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara.
Dy muaj pas hapjes së kësaj pike, do të hapen zyra aplikimi edhe në disa ambasada të tjera, përkatësisht në Kinë (Pekin); Kanada (Otava); Australi (Kanberra); Brazil (Brazilia) dhe Rumani (Bukuresht).
Aktualisht në 14 në ambasada e konsullata, kryesisht në vendet e rajonit, të BE dhe SHBA mund të aplikohet për