Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike bëri me dije të martën se në Kosovë në 24 orët e fundit nuk ka pasur asnjë viktimë nga COVID-19.
Ndërkohë, nga testimi i 1 963 mostrave në laboratorët publik dhe privat, kanë rezultuar 18 raste pozitive.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 14 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve shkon në 105 255 raste.
Mbeten 165 raste aktive.
Prej fillimit të pandemisë, Kosova ka regjistruar 107 622 raste me COVID-19, prej të cilave tyre dhe 2 253 pacientë kanë humbur jetën.
Në vend tashmë janë vaksinuar plotësisht 20 701 qytetarë, ndërkohë që 141 008 të tjerë kanë marr të paktën një dozë.