Kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli njoftoi anullimin e mbledhjes me këshilltarët bashkiak, të planifikaur për sot, 24 qershor. Ai publikoi, të enjten në Facebook, mesazhin e kryetares së Këshillit Bashkiak për anullimin e mbledhjes.
Leli e kritikoi vendimin e Këshillit Bashkia, duke thënë se ata nuk po miratojnë mbështetjen financiare për fëmijët me probleme sociale për shkak të inateve që kanë me të.
“Të nderuar këshilltar, e pranoj haraçin e veprimeve tuaja deri në masën që më prek mua, por jo qytetin”, shkroi në Facebook Leli.
Këshilli Bashkiak ka kërkuar degjëse me kryebashkiakun për mbarëvajtjen e punës së tij për pastrimin e qytetit. Kryebashkiaku ka kërkuar që kjo dëgjesë të kryhet online në zbatim të protokollit anticovid, në kundërshtim me kërkesën e Këshillit për tu takuar në Teatrin ose Universitetin e qytetit.
Mesa duket Këshilli Bashkiak ka vendosur të bllokojë punën e Bashkisë deri në kryerjen e një dëgjesë fizike me kryebashkiakun.