Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, KQZ ka dërguar në Prokurori katër funksionarë publik për verifikim të formularit të dekriminalizimit.
KQZ “ka miratuar 83 formularë vetëdeklarimi për vakancat në këshillin bashkiak, 39 kandidatë janë burra dhe 33 kandidate gra. Në 2020 refuzuan depozitimin e formularit të vetdeklarimit 38 kandidatë të subjekteve politike”, u shpreh kryetari i KQZ-së Ilirjan Celibashi, të enjten, në raportimin në Kuvend.
Ndërsa për raportet financiare të partive politike, Celibashi u shpreh se “nga 128 parti të regjistruara, raportin financiar e depozituan vetëm 26 parti politike”.
KQZ certifikoi të mërkurën rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit dhe caktoi ndarjen e mandateve.