Mbi 14 mijë doza të tjera të vaksinës Pfizer do të vijnë të hënën, në vend. Lajmin e dha ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, të premten në përurimin e qendrës së re shëndetësore në Cërrik.
Në vend janë vaksinuar mbi 900 mijë persona me të paktën një dozë dhe mbi 300 mijë persona me dy dozat e vaksinës. Tani mund të vaksinohet të gjithë qytetarët mbi moshën 50-vjeç, si dhe të gjithë personat me sëmundje shoqëruese. Personat e pamundur mund të vaksinohen në banesë.