Edhe Franca hap kufijt me Shqipërinë

Edhe Franca hap kufijt me Shqipërinë

Edhe Franca ka hequr kufizimet e lëvizjes me Shqipërinë, duke nisur nga 24 qershori, pasi e kaloi vendin në listën e vendeve të sigurta nga Covid-19.

Njoftimi u bë të premten nga ambasada franceze në Tiranë, e cila shtoi se për të udhëtuar duhet:

– një test PCR ose antigjen negativ i bërë 72 orë para udhëtimit;

– provë vaksinimi me njërën nga vaksinat e miratuara nga Agjensia Rregullatore evropiane e Barnave.

Vendimi ndjek rekomandimin e Bashkimit Evropian për lejimin e udhëtimeve me Shqipërinë, që tashmë cilësohet vend i sigurtë nga Covid-19.

Edhe vende të tjera të BE-së si Hollanda, Greqia dhe Austria kanë vendosur javën që shkoi të eleminojnë kufizimet në udhëtime me vendin tonë.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>