Presidenti i Kolumbisë Ivan Duque dhe disa ministra te qeverise u qelluan me arme gjate nje udhetimi pune me helikopter, te premten, njoftoi Reuters. Asnje nga udhetar nuk u plagos.
Sulmi ndodhi ndërsa helikopteri i presidentit po fluturonte nga rajoni i Catatumbo të Kolumbisë drejt qytetit të Cucuta, kryeqyteti i provincës Norte de Santander të vendit, tregoi presidenti Duque.
“Ajo që është e qartë është se ky është një sulm frikacak ku vrimat e plumbave mund të shihen në avionin presidencial,” tha Duque.
ne helikopter ndodheshin edhe Ministri i Mbrojtjes Diego Molano, Ministri i Brendshëm Daniel Palacios dhe guvernatori i Norte de Santander Silvano Serrano.
Personelit të sigurisë u janë dhënë udhëzime të qarta për të gjetur personat pergjegjes.
Rajoni i Catatumbo, në kufirin mes Kolumbisë me Venezuelën eshte prodhuesi kryesor i kokainës. Aty qendrojne forcat gueriliase te Ushtrisë së Çlirimit Kombëtar të majtë (ELN), që refuzojnë një marrëveshje paqeje me qeverinë 2016, së bashku me grupe të armatosura kriminale të përfshira në trafik droge.
Këtë muaj një makinë bombë shpërtheu në një bazë ushtarake në Cucuta, duke plagosur trupat kolumbiane dhe këshilltarët ushtarakë amerikanë.