Një automjet ka përplasur një kombësore dhe dy makina të tjera në kryqëzimin e 21-Dhjetorit.
Sipas njoftimit të policisë, drejtuesi i G. M. po transportonte një shtetas të sëmurë për në spital dhe rreth orës 14:45 ai ka shkelur semaforin e kuq, duke aksidentuar këmbësoren A. M., 23 vjeçe.
Kjo e fundit pësoi dëmtime dhe u dërgua në spital, për të marr kujdes shëndetësor.
Po ashtu ai përplasi edhe dy mjete të tjera, por pa të lënduar në njerëz.
Autoritetet po punojnë ende për të sqaruar rrethanat e aksidentit.