Arrestohet zëvendës Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve

Policia e Tiranës arrestoi sot Zëvendës Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Iljaz Labi, me akuzën e korrupsionit pasiv si edhe katër administratorë të kompanive private me akuzën e korrupsion aktiv, në tenderin për blerje ushqimesh për burgjet në Shqipëri.

Zoti Labi akuzohet për mitmarrjen, me vlerë 2 milionë lekë për krijimin e lehtësirave në procedurat e tenderit.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka arritur të provojë se të paktën në një tender me vlerë 23 miliona lekë, katër administratorët kanë bërë marrëveshje për konkurim fiktivi.

Prokuroria po heton edhe procedurat e një tenderi tjetër të zhvilluar nga Drejtoria e Burgjeve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>