Doza e tretë e AstraZeneca-s krijon imunitet të fuqishëm

Doza e tretë e AstraZeneca-s krijon imunitet të fuqishëm

Një studim i Universitetit të Oksfordit zbuloi se doza e tretë e vaksinës AstraZeneca rrit praninë e antitrupave dhe qelizave T, duke krijuar imunitet të fuqishëm ndaj Covid-19.

Ndërkohë, përgjigjja imunitare në rastin e dozës së dytë mund të vonohet deri në 45 javë.

Aktualisht, ende nuk dihet nëse pas administrimit të dy dozave të para, është e nevojshme aplikimi i një doze të tretëm, por disa qeveri, përfshirë Britaninë dhe Gjermaninë po përgatiten në rast të një vale të re në vjeshtë.

“Ne duhet të jemi në një pozitë ku mund të përdorin përforcuesin nëse rezulton se do të jetë e nevojshme … (por) nuk kemi ndonjë provë që do të duhet patjeër,” citohet nga Reuters Andreë Pollard, drejtori i Grupit të Vaksinave të Oksfordit.

Ai shtoi se aktualisht prioriteti duhet të jetë në shpërndarjen e barabartë të vaksinave mes vendeve më të varfëra në botë.

Studime të mëhershme treguan se vaksina, e zbuluar nga Universiteti i Oksfordit dhe licencuar nga kompania farmaceutike suedeze AstraZeneca, ka efikasitet më të lartë kur doza e dytë administrohet 12 javë më vonë, jo 4 javë siç mendohej fillimisht.

Studimi adreson shqetësimet se vaksinat si AstraZeneca dhe J&J me vektor viral do të humbisnin efektin e tyre me kohën e mund të duhej një vaksinim i përvitshëm.

Por të dhënat sugjerojnë se efekti i vaksinave në përgjigjen inumitare është afatëgjatë.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>