Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara do të fillojnë stërvitjen ushtarake Sea Breeze në Detin e Zi të hënën, pavarësisht protestave nga ana e Rusisë.
Sea Breeze 2021 do të përfshijë rreth 30 vende, sipas një raportimi nga Reuters dhe do të zgjasë dy javë.
Në stërvitje do të përfshihen rreth 5 000 ushtarak nga NATO dhe aleatët e tjerë, si dhe rreth 30 anije e 40 aeroplanë. Po ashto do të jenë të pranishme dhe shkatërruesi i raketave USS Ross dhe Trupat Detare të Sh.B.A-ve.
Stërvitja vjen në momentin e tensioneve të vazhdueshme mes NATO-s dhe Moskës, ku një nga shkaqet ka qënë edhe rritja e pranisë ushtarake ruse në kufirin ukrahinas në prill të 2021.
Rusia dhe Ukrahina janë në konflikt qysh prej aneksimit të Krimesë nga e para në 2014.
Moska e konsideron tashmë territor rus, por komuniteti ndërkombëtar nuk e njeh.
Ambasadaruse në Uashington bëri thirrje javën e kaluar që stërvitja të anulohej, përndryshe ajo do të ndërrmerrte veprime në mbrojtje të sigurisë së vet kombëtare.
Ukraina nga ana e saj ka deklaruar se kërkon të fitojë përvojë në operacioneve të përbashkëta fushën e paqeruajtëse dhe të sigurisë shumëkombëshe.
Ndërkohë, javën e kaluar në Detin e Zi pati një tjetër incident pasi Rusia qëlloi raketa e bomba paralajmëruese kundër Shkatërruesit britanik HMS Defender, që sipas saj ishte futur në ujrat e saj terrotoriale.
Por, britanikët pretendojnë se destrojeri po lundronte në ujërat e Ukrainës dhe se rusët po kryenin stërvitje të armatosura në zonën e tyre në Detin e Zi.
Pasi kërcënoi Britaninë se herën tjetër anija do të bombardohej, të premten Rusia paralajmëroi sërish Britaninë dhe Shtetet e Bashkuara të mos ”tundojnë fatin” duke dërguar anije në ujrat e Krimesë.