Greqia shpërblen të rinjtë që vaksinohen

Greqia shpërblen të rinjtë që vaksinohen

Qeveria greke ka vendosur të motivojë të rinjtë që të vaksinohen duke u dhuruar atyre një kartë të parapaguar me vlerë 150 Euro.

Sipas agjensisë së lajmeve AMNA, që citon kryeministrin grek Kyriakos Mitzotakis, janë rreth 940 mijë të rinj të gruomoshës 18-24 vjeç që pritet të përfitojnë.

Sipas kryeministrit, pasi qeveria mbështeti me 40 miliard Euro bizneset dhe sektorin shëndetësor, ishte radha e të rinjëve për t’u shpërblyer.

Karta, e cila do të dorëzohet pas marrjes së dozës së parë të vaksinës, do të mund të përdoret për udhëtime dhe ngjarje kulturore.

“Unë i bëj thirrje vajzave dhe djemve tanë që të shfrytëzojnë rastin dhe të vaksinohen. Karta do të quhet Karta e Lirisë,” tha Mitsotakis.

Sipas ministrit të Turizmit,Haris Theoharis thirrja për vaksinim ishte një thirrje për kthim në normalitet në të vërtetë.

Greqia shpreson që progresi i fushatës së vaksinimit të lejojë vendin të qëndrojë pa kufizime gjatë perjudhës së lakmuar të verës dhe të tërheqë sa më shumë turist.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>