Kosova priti të hënën furnizimin e parë të vaksinave Pfizer, pas nënshkrimit të marrëveshjes me kompaninë në muajin maj.
Në vend ka ardhur ngarkesa e parë me 81 900 doza të vaksinës antiCovid nga 1 milion doza që përfshin kontrata në total.
Sipas autoriteteve, dozat do të përdoren për të shtrirë më tej fushatën e vaksinimit në kategori të tjera të popullsisë.
“Me ardhjen e dozave të para nga kontrata e Ministrisë së Shëndetësisë me Pfizer, vaksinimi në masë do të shtrihet edhe tek kategoritë e tjera të popullatës deri në arritjen e objektivit tonë për imunizimin aktiv të 60% të qytetarëve brenda vitit 2021,” shkruhet në profilin Facebook të Minsitrisë së Shëndetësisë së Kosovës.
Ministria po ashtu rithekson se për vendin ka qënë prioritare jo vetëm sigurimi i vaksinave, por përdorimi vetëm i vaksinave të cilat janë miratuar nga Autoriteti Evropian i Banave (EMA). Kjo përjashton mundësinë e sigurimit të vaksinave kineze apo ruse.