Ish-presidenti i Afrikës së Jugut dënohet me burg

Nga Exit News
Ish-presidenti i Afrikës së Jugut dënohet me burg

Ish Presidenti i Afrikës së Jugut, Jacob Zuma është dënuar me 15 muaj burg nga gjykata më e lartë e vendit.

Dënimi vjen pasi Gjykata Kushtetuese e shpalli atë fajtor për kundërshtimin e urdhrit të saj për t’u paraqitur në një hetim për korrupsionin ndërsa ishte president.

Pasi Zuma u largua nga pushteti në vitin 2018, nisën akuzat për rryshfet.

Biznesmenë të vendit u akuzuan për komplot me politikanë për të ndikuar në procesin e vendimmarrjes.

Ish presidenti dëshmoi vetëm një herë në hetimin për atë që është bërë e njohur si “kapja e shtetit” por më pas refuzoi të paraqitej në gjykatë.

Zuma nuk ishte në gjyq për të dëgjuar vendimin dhe ka deklaruar vazhdimisht se ai ishte viktimë e një komploti gjigand politik.

Ai u shpall i pafajshëm muajin e kaluar në një proces gjyqsor kundër tij për korrupsion që përfshinte një marrëveshje armësh prej 5 miliardë dollarësh nga vitet 1990.

Atij i është dhënë pesë ditë kohë për t’u dorëzuar në polici. Nëse nuk e bën ministri i brendshëm duhet të urdhërojë arrestimin e tij.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>