Të enjten, 1 korrik, kuvendi do të miratojë marrëveshjen për furnizimin me vaksian anti Covid-19 nga kompania Pfizer. Në njoftimin për media, Kuvendi njoftoi se sot do të miratohen:
Raportet vjetore të Autoritetit të Komunikimeve elektronike, të Enetit rregullator të Energjisë dhe të Ujit.
Ligji për ndryshimin e Buxhetit të shtetit.
Ligjit për ndarjen e shoqërisë Hekurudha Shqiptare në 4 shoqëri aksioner. Hekurudha shqiptare është në pronësi të Ministrisë së Financave.
Krijimin e 3 institucioneve të reja si: Autoritetin e Sigurisë Hekurudhore, Autoritetin Rregullator Hekurudhor dhe Autoritetit Kombëtar për Investigimin e aksidenteve hekurudhorë dhe detar.
Dy kredi të marra nga BERZH dhe KFW për Agjencinë e Sigurimti të Depozitave dhe për sektorin energjitik.