130 vendeve kanë rënë dakord për vendosjen e një pragu, niveli bazë, takse prej 15 % mbi fitimin për kompanitë e mëdha, sipas Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, OECD. Ky pakt u nis për të ndaluar garën e vendeve për t’i ofruar kompanive të huaja të mëdha, taksa të ulta, për t’i tërhequr, nga shtatë vendet më të pasura të botës, në fillim të qershorit.
OECD në një deklaratë për shtyp u shpreh se kompanitë globale, duke përfshirë Google, Amazon, Facebook dhe Apple do të taksohen me një normë prej të paktën 15 përqind sapo të zbatohet marrëveshja.
Regjimi i ri i taksave parashikon shtimin me rreth 150 miliardë dollarë (125 miliardë euro) në arkat e qeverive në të gjithë botën.
Presidenti i SHBA Joe Biden tha se marrëveshja e fundit “na vë në një distancë të jashtëzakonshme të marrëveshjes së plotë globale për të ndalur garën për taksat e koorporatave”.