Minisitria e Shëndetësisë njoftoi të premten se, sërish, nuk ka patur viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit në vend.
Ndërkohë, në të njëjtin interval kohor u kryen 3513 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 3 qytetar: 2 raste në Vlorë, 1 në Tiranë.
Aktualisht janë 52 pacientë aktivë me COVID19, ndërsa në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 3 pacientë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 4 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,018 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (2 Korrik 2021)
Raste të reja ditore 3
Të shëruar në 24 orë 4
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 3513
Testime totale 812,299
Raste pozitive 132,526
Raste të shëruara 130,018
Raste Aktive 52
Humbje jete 2,456
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 21
Shkodër 12
Elbasan 6
Durrës 5
Vlorë 3
Lezhë 2
Berat 2
Fier 1