€1 milionë gjoba për ndërtimet pa leje në 86 subjekte

Nga Exit News
€1 milionë gjoba për ndërtimet pa leje në 86 subjekte

Qeveria ka vendosur 132 milionë lekë, ose rreth 1 milionë euro gjoba ndaj 86 bizneseve për ndërtime pa leje. Ministria e Brendshme njoftoi median se u shembën 132 ndërtesa dhe u hetuan dhjetra administratorë të objekteve pa leje në kuadër të operacionit ‘Bregdeti Ynë’.

Në vitin 2020, qeveria ashpërsoi gjobat ndaj personave që ndërtonin pa leje. Sipas ligjit të ri gjoba prej 500 mijë lekë është një çmim dysheme. Për rastet kur ndërtuesi ka bërë ndryshime në projekt, por pa bërë kate shtesë ai gjobitet deri në 300,000 lekë.

Me gjobë nga 1.000.000 deri në 3.000. 000 lekë dënohet kur:

Studimet ose projektimet janë bërë në kundërshtim me standardet teknike.

Kryerja e punimeve të zbatimit me pakujdesi, në shkelje të normave teknike ose praktikave të mira.

Kolaudimi i objekteve në kundërshtim me legjislacionin në fuqi; kryerja e veprimeve në kundërshtim me rregullat e etikës, të miratuara me urdhër të ministrit përgjegjës për ndërtimin.

Mospërmbushja e rregullt e detyrave, sipas legjislacionit në fuqi, për mbikëqyrjen e ndërtimeve ose mos njoftimi i organeve shtetërore përgjegjëse për shkeljet e kryera nga zbatuesi i punimeve.

Ndërsa objekti prishet kur sipërfaqja e objektit pa leje kalon volumin e ndërtimit me 2% mbi tokë. Ai konfiskohet kur rezulton si shtesë kati dhe si shtesë volumi anësor, nëse tejkalon masën 2% të sipërfaqes totale ndërtimore mbi tokë, për të cilat, për shkak të qëndrueshmërisë së objektit, është e pamundur prishja e saj, dhe nëse ndërtimi pa leje është bërë në nëntokë.€

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>