Rrëzohet një avion ushtarak në Filipine, të paktën 17 viktima

Nga Exit News
Rrëzohet një avion ushtarak në Filipine, të paktën 17 viktima

Një aeroplan transporti ushtarak i Filipineve me 92 persona në bord është rrëzuar në jug të vendit, duke shkaktuar të paktën 17 viktima.

“Deri më tani janë shpëtuar 40 të plagosur dhe 17 trupa të pajetë janë gjetur. Po vijon operacioni i kërkim-shpëtimit” deklaron Ministri i Mbrojtjes së Filipineve, i cituar nga Reuters.

Aksidenti ndodhi ndërsa aeroplani po përpiqej të ulej në ishullin Jolo në provincën Sulu.

Një zëdhënës i ushtrisë tha se nuk kishte asnjë tregues të ndonjë sulmi në aeroplan, por hetimi i përplasjes nuk ka filluar pasi përpjekjet ishin përqendruar në shpëtimin dhe shërimin e personave në bord.

Avioni transportonte ushtarë, pjesë e trupave që janë duke luftuar kundër militantëve islamikë të Abu Sayyaf dhe fraksione të tjera radikale.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>