Ish Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk do të lërë rolin e tij si president i Partisë Popullore Evropiane (PPE).
Lajmin e ka dhënë vetë Tusk të dielën, një ditë pasi njoftoi kthimin e tij në politikën e brendshme si udhëheqës i partisë kryesore të opozitës në Poloni, raporton Reuters.
Tusk, i cili të shtunën u kthye në krye të partisë liberale Platforma Qytetare, ka qenë president i grupimit PPE që nga viti 2019.
Ai tha se bisedimet në lidhje me pasardhësin e tij si president i PPE do të fillonin në vjeshtë.
“Sigurisht zyrtarisht unë mund të jem kryetari i partisë … dhe i Partisë Popullore Evropiane, e cila bashkon shumë parti Evropiane,” u tha Tusk gazetarëve.
“Por siç thashë, qëllimi im është që të përfshihem 100%, jo 90 ose 80%, në punët polake, kështu që unë tashmë kam informuar partnerët e mi, kryeministrat dhe presidentët nga Partia Popullore Evropiane … që kam marrë një vendim për t’u kthyer në politikën polake “, tha ai.
Pjesë e grupimit PPE për Shqipërinë është Partia Demokratike.