Gjykata e Kosovës dënon rastin e parë të krimeve seksuale gjatë luftës

Gjykata e Kosovës dënon rastin e parë të krimeve seksuale gjatë luftës

Gjykata Themelore e Prishtinës ka administruar, për herë të parë, një dënim në lidhje krimet seksuale gjatë luftës së Kosovës.

Bëhet fjalë për ish-rezervistin e policisë serbe, Zoran Vukotiç, i cili u dënua me dhjetë vjet burg për kryerjen e veprës penale të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Sipas raportimi të Radio Evropa e Lirë, vetë viktima ka dëshmuar kundër abuzuesit në gjyq.

Sipas të dhënave të institucionet ve të Kosovës, janë rreth 20 mijë raste të krimeve seksuale gjatë luftës, të kryera nga pjesëtarë të forcave serbe.

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) e konsideroi dënimin e Vukotiçit “një moment kthese dhe shprese” për viktimën, por edhe për të mbijetuarit e tjerë “që një ditë drejtësia do të vihet në vend”.

Ndërkohë, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në një reagim në Facebook u shpreh se vendimi ishte lajm shumë i mirë për viktimat e dhunës seksuale të luftës “por edhe për historinë dhe të ardhmen e Kosovës”.

Ajo u zotua se qeveria do të angazhohej për të bërë drejtësi për krimet e luftës.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>