Kina shpreson për më shumë bashkëpunim me BE-në

Kina shpreson për më shumë bashkëpunim me BE-në

Kina shpreson që bashkëpunimi me Evropën të mund të zgjerohet në përgjigje  ndaj sfidave globale, sipas një raportimi nga Reuters.

Ky ka qënë mesazhi i presidentit kinez, Xi Jinping drejtuar të hënën homologut francez, Emmaneul Macron dhe kancelares gjermane, Angela Merkel në një video-konferencë të përbashkët.

Xi po ashtu shtoi se evropianët mund të luajnë një rol më aktiv në çështjet ndërkombëtare, të arrijnë pavarësi strategjike dhe të ofrojnë mjedis më të drejtë dhe transparent për kompanitë kineze.

Takimi u konfirmua nga Zyra e Shtypit të Merkelit.

“Ata po ashtu biseduan mbi tregtinë ndërkombëtare, mbrojtjen klimatike dhe biodiversitetin,”deklaroi Zyra për gazetarët.

Në qendër të takimit ka qënë edhe lufta ndaj pandemisë, si dhe furnizimi me vaksina.

Takimi vjen pas tensionesh të krijuara në muajin maj mes palëve, kur Parlamenti Evropian ndaloi ratifikimin e një marrëveshje të re investimeshme Kinën, me kushtin që Pekini të hiqte sanksionet ndaj politikanëve evropianë.

Vendimi acaroi edhe më tej raportet mes Kinës dhe BE-së dhe u ndaloi kompanive evropiane qasje më të madhe në Kinë.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>