16,380 doza të vaksinës Pfizer kundër COVID-19 kanë mbërritur në Shqipëri mbrëmjen e sotme.
Këto doza janë siguruar nga qeveria austriake dhe vijnë në Shqipëri në kuadër të mbështetjes së Bashkimit Europian.
Deri tani në Shqipëri kanë mbërritur 1 120 070 vaksina anticovid nga të cilat, mbi 950 mijë janë përdorur.