Komisioneri Publik ankimoi vendimin e konfirmimit në detyrë të kryeprokurores së Tiranës Elizabeta Imeraj, pas rekomandimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ONM.
Komisioneri Publik njoftoi për media se shkroi se “vendimi është i cënueshëm në tërësinë e tij dhe se subjekti i rivlerësimit, nuk plotëson kushtet për konfirmimin në detyrë”. Komisioneri ka kërkuar shkarkimin e Imerajt.
Imeraj u konfirmua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më 1 prill 2021. Por vendimi i KPK-së u kundërshtuan nga ONM, e cila e apeloi vendimin tek Komisioneri Publik.
Ambasada e SHBA-ve dhe e BE-së në Tiranë kanë bërë thirrje publike për shkarkimin e Imerajt.