Merret nën hetim ish-Ministrja e Integrimit të Kosovës, Dhurata Hoxha

Merret nën hetim ish-Ministrja e Integrimit të Kosovës, Dhurata Hoxha

Prokuroria Speciale e Kosovës ka vendosur të mërkurën nën hetim për shpërdorim detyre ish-minsitren e Integrimit, Dhurata Hoxhën, si dhe 4 zyrtar të tjetër të së njëjtës ministri.

Hoxha, së bashku me Fitim Mustafën, Demush Shashën, Kushtrim Cukajn dhe Nuhi Osmanin kanë punuar si pjesë e kabinetit të ish-kryeministrit Rramush Haradinaj.

Fillimisht Prokuroria ka publikuar vetëm inicialet e të pandehurve, por ato janë dekonspiruar nga mediat në vend.

Të pestë emrat janë përmendur më herët në një investigim të BIRN-it, ku ngrihej pretendimi se Ministria e Integrimit të Kosovës i ka paguar një kompanie franceze lobini në vitin 2019 shumën prej 168 mijë € për të promovuar idenë se një nga mënyrat se si mund të finalizohej dialogu Kosovë – Serbi mund të ishte përmes shkëmbimit të territorit.

Në atë kohë idea e shkëmbimit të kufijëve u promovua nga ish- kryeministri Hashim Thaçi, në partinë e të cilit ish-ministrja Hoxha bënte pjesë.

Plani, i mbështetur fortë nga kryeministri Rama dhe presidenti serb Vuçiç, shkaktoi shumë polemika dhe u tentua të shitej si një zgjidhej e imponuar nga Perëndimi.

Por, në maj të atij viti, ishte vetë presidenti serb, i cili në një deklaratë për mediat, bëri me dije se plani kishte qënë në fakt i tiji.

Për një kronologji të plotë të planit për shkëmbimin e territorit, mund të lexoni këtu.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>