Shqipëria blen mbi 23 mijë vaksina Pfizer përmes programit COVAX

Shqipëria blen mbi 23 mijë vaksina Pfizer përmes programit COVAX

Kuvendi miratoi të mërkurën marrëveshjen e re të blerjes së 23 400 vaksinave Pfizer, përmes programit COVAX të OBSH-së.

“Ndërkaq me aktin që miratojmë sot në Kuvend, do të bëjmë të mundur që të vijnë edhe 23,400 doza të vaksinës Pfizer, si pjesë e instrumentit Covax, ku Shqipëria është pjesë që në krye të herës,”deklaroi ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu gjatë seancës plenare.

Manastirliu bëri me dije se deri në muajin gusht, në bazë të kontratave ekzistuese, do të mbërriojnë në vend mbi 400 mijë vaksina.

Ajo konfirmoi se në vend janë kryer 1 miliom vaksinime dhe se ende nuk është identifikuar varianti Delta.

Po ashtu, Manastirliu njoftoi, pa dhënë detaje kur, se po planifikoheshin njësitë e lëvizshme të vaksinimit.

“Ne jemi të organizuar për të shkuar derë më derë, në çdo komunitet ku ka ende xhepa të pambuluar të të vaksinuarve, me programin tonë të vaksinimit me njësitë e lëvizshme tashmë, për të targetuar grupet vulnerabël, për të shmangur shpërthimet epidemike dhe për të rritur mbrojtjen për qytetarët, duke i vaksinuar kundër Covid19,” tha Manastirliu.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>