Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike bëri me dije të mërkurën se në Kosovë në 24 orët e fundit ka patur 1 viktimë nga COVID-19.
Ndërkohë, nga testimi i 1 575 mostrave në laboratorët publik dhe privat, kanë rezultuar 9 raste pozitive.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 8 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve shkon në 105 405 raste.
Mbeten 152 raste aktive.
Prej fillimit të pandemisë, Kosova ka regjistruar 107 822 raste me COVID-19, prej të cilave tyre dhe 2 262 pacientë kanë humbur jetën.
Në vend tashmë janë vaksinuar plotësisht 57 994 qytetarë, ndërkohë që 225 136 të tjerë kanë marr të paktën një dozë.