Kryeministri Edi Rama i la 100 ditë kohë për të gjetur e hetuar policët që shkelin ligjin.
“Keni 100 ditë kohë për të rivënë rregull, që qytetarët të marrin frymë të lehtësuar. Duhet të jepen shembuj se nuk ka pandëshkueshmëri në policinë e shtetit. Ata që shkelin ligjin duhet të shkojnë para drejtësisë”, u shpreh Rama në takimin me drejtuesit e rendit në vend, të enjten.
Ai theksoi se policia e Shtetit nuk e njeh ligjin dhe ndaj brenda 100 ditëve “ligjin duhet ta njohë çdo polic në vend”.
Rama kërkoi dënimin e policëve që nenvlerësojnë denoncimet për dhunë në familje. Ai kritikoi lejimin e ndërtimeve pa leje dhe mosndëshkimin e