BE-ja do të krijojë agjensi të posaçme kundër pastrimit të parave

BE-ja do të krijojë agjensi të posaçme kundër pastrimit të parave

Komisioni Evropian do të propozojë krijimin e një agjensia të posaçme kundër pastrimit të parave, sipas një raportimi nga Euractive.

Deri tani BE-ja e ka lënë gjurmimin e pastrimit të parave në duar të agjensive kombëtare, por skandali i fundit me Danske Bank, e detyroi të ndryshonte qasje. Banka ka kryer mbi 200 miliardë euro transaksione të dyshimta, përmes një degës të vogël në Estoni mes viteve 2007 dhe 2015.

Tani edhe vende të tjera po hetojnë nëse transaksione të ngjashme janë shtrirë në degë të tjera evropiane të bankës.

Autoriteti evropian Kundër Pastrimit të Parave (AMLA) që do të jetë agjensia kryesore, mes një sistemi mbikëqyrës të integruar, pjesë e të cilit do të jenë edhe autoritetet kombëtare. Ajo do të mbikqyr punën e agjensive kombëtare dhe do të imponojë rregulla të njëjtësuara për hetimin e pastrimit të parave.

“Duke mbikëqyrur drejtpërdrejt dhe duke marrë vendime ndaj disa prej entiteteve më të rrezikuara prej sektorit financiar ndërkufitar, Autoriteti do të kontribuojë drejtpërdrejt në parandalimin e incidenteve të pastrimit të parave/financimit të terrorizmit në Bllok,” shkruhet në dokumentet e siguruara nga Reuters.

Krijimi i agjensisë paneuropiane kundër pastrimit të parave ka si synim të pengojë abuzuesit që të shfrytëzojnë diferencat në legjislacionet kombëtare të vendeve të BE-së për të pastruar para.

Një propozim tjetër i KE-së do të jetë detyrimi i ofruesve të shërbimeve në kripto-monedha të mbledhin dhe bëjnë publike të dhënat e krijuesve dhe përfituesve të transfertave në këto monedha.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>