Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike bëri me dije të enjten se në Kosovë në 24 orët e fundit ka patur 2 viktima nga COVID-19.
Viktimat janë nga komunat Gjilan dhe Pejë.
Ndërkohë, nga testimi i 1 721 mostrave në laboratorët publik dhe privat, kanë rezultuar 8 raste pozitive.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 7 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve shkon në 105 412 raste.
Mbeten 151 raste aktive.
Prej fillimit të pandemisë, Kosova ka regjistruar 107 830 raste me COVID-19, prej të cilave tyre dhe 2 264 pacientë kanë humbur jetën.
Në vend tashmë janë vaksinuar plotësisht 60 759 qytetarë, ndërkohë që 243 428 të tjerë kanë marr të paktën një dozë.