Ministria e Jashtme e Rusisë e ka quajtur propagandë të NATO-s hetimin e dy shtetasve rusë nga prokuroria e Tiranës të cilët akuzohen për spiunazh gjatë sërvitjes “Defender 21”.
Zëdhënësja e ministrisë së Jashme, Maria Zakharova ka akuzuar gjithashtu mediat në Shqipëri se “e kanë fryrë” këtë çështje për të cilën ajo njofton se është kërkuar informacion përmes ambasadës ruse në Tiranë.
Dy shtetas rusë dhe pesë shtetas çekë janë nën hetim nga zyra e prokurorisë së Tiranës për spiunazh dhe për marrje të informacionit konfidencial në lidhje me aktivitetet e një qeverie të huaj gjatë stërvitjeve të përbashkët ushtarake SHBA-NATO, në Shqipëri.