Minisitria e Shëndetësisë njoftoi të dielën se vendi sërish nuk ka regjistruar viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit. Tashmë, u bënë dy javë që Shqipëria nuk raporton viktima nga infeksioni i koronavirusit.
Muajin e fundit, prej 11 qershorit, vendi shënoi 6 viktima nga COVID-19.
Ndërkohë, në të njëjtin interval kohor u kryen3 039 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 5 qytetar: nga 1 rast në Tiranë, Shkodër, Lezhë, Has, Shijak.
Nga 86 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin, 7 pacientë po marrin trajtim spitalor të specializuar në Spitalin Infektiv. Shumica i rasteve aktive, rreth 31 të tilla, janë të përqëndruara në kryeqytet.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 3 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130 050 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (11 Korrik 2021)
Raste të reja ditore 5
Të shëruar në 24 orë 3
Të shtruar në spitale 7
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 3039
Testime totale 834,730
Raste pozitive 132,592
Raste të shëruara 130,050
Raste Aktive 86
Humbje jete 2,456
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 31
Elbasan 12
Fier 11
Korçë 8
Vlorë 7
Shkodër 6
Lezhë 4
Durrës 4
Kukës 2
Gjirokastër 1