Lojtarët me ngjyrë të ekipit kombëtar të futbollit të Anglisë u përballën me sulme raciste në internet pas humbjes në finalen e Euro 2020, të dielën.
Marcus Rashford, 23 vjeç, Jadon Sancho, 21 vjeç dhe Bukayo Saka, 19 vjeç, ishin shënjestrat e sulmeve pasi ata humbën penalltitë me Italinë. Një hetim policor u nis për gjetjen e përgjegjesve të hetimit.
Ekipi i Anglisë është lavdëruar kohët e fundit për qëndrimin e tyre kundër racizmit, ndërsa disa lojtarë kanë bërë fushatë për çështje të tjera shoqërore. Përbërja shumë racore e ekipit u konsiderua pasqyrë e një Britanie moderne e më të larmishme.
Ekipi vendosi të ulej në gju përpara të gjitha ndeshjeve – duke mbështetur protestën e bërë nga futbollisti amerikan Colin Kaepernick dhe lëvizja Black Lives Matter vitin e kaluar – duke thënë se ishte një shfaqje e thjeshtë e solidaritetit kundër diskriminimit racor.
“Këto futbollista meritojnë të lavdërohen si heronj, jo të abuzohet në mënyrë raciale në mediat sociale”, tha Kryeministri Boris Johnson në Twitter. “Ata që janë përgjegjës për këtë sulm të tmerrshëm duhet të turpërohen nga vetja e tyre”, shtoi Johnsons.