OBSH-ja paralajmëron mbi shkeljen e masave antiCovid gjatë Europianit

OBSH-ja paralajmëron mbi shkeljen e masave antiCovid gjatë Europianit

Epidemiologia e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Maria Van Kerkhove, ka paralajmëruar të hënën mbi efektin që Kampionati Europian i Futbollit mund të ketë në përhapjen e koronavirusit.

Ajo shtoi se ka qënë “shkatërruese” të shihte 60 mijë njerëz pa maska, pa distancë e duke kënduar e brohoritur tërë shkujdesje në finalen e kampionatit.

“A duhet të kënaqem teksa shoh transmetimin [e koronavirusit] përpara syve të mi”, shkroi Van Kerkhove në Twitter, duke shtuar se varianti Delta “do të përfitojë nga njerëzit e pavaksinuar”.

Ndeshja midis Italisë dhe Anglisë u zhvillua të dielën në stadiumin Ëembley të Londrës, teksa

OBSH-ja zakonisht shmang vërejtjet publike mbi politikat e vendeve evropiane, por varianti shumë infektiv Delta i koronavirusit po shkakton një rritje të infeksioneve në gjithë kontinentin.

Në raportin e saj të fundit epidemiologjik OBSH-ja deklaroi se ka një rritje prej 30% të rasteve në Evropë. Ndërkohë, edhe globalisht, shkalla e infeksioneve po rritet, ku vetëm javën e kaluar u raportuan 2.6 milionë raste të reja.

Më herët, kryeministri britanik, Boris Johnson, e ka mbrojtur vendimin për të lejuar më shumë se 60,000 njerëz në ndeshjen finale, duke thënë se do të organizohej në “një mënyrë të kujdesshme dhe të kontrolluar, me testimin e të gjithëve personave që marrin pjesë”.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>