Mbretëria e Bashkuar ka shpallur organizatë terroriste një grup neo-nazist amerikan që drejtohet nga Rusia.
Grupi i quajtur “Baza” propogandon ideologji të djathtë ekstremiste. Ai është i pesti që ndalohet në MB në bazë të ligjeve anti-terror.
Sipas një hetimi të BBC, themeluesi i grupit, Rinaldo Nazzaro e drejtonte atë nga qyteti i Shën Petersburgut në Rusi. Ai ka qenë agjent i FBI para se të zhvendosej në Rusi gjatë kohës kur krijoi grupin.
Baza, e formuar në 2018, kërkon të krijojë qeliza terroriste në SHBA dhe vende të tjera në përpjekje për të krijuar etno-shtetet fashiste të bardha përmes një “lufte race”.
Anëtarët e grupit janë të trajnuar për të përdorur armë zjarri dhe eksplozivë.
Pavarësisht se disa prej tyre janë ndaluar figurat kryesore si Nazzaro mbeten aktive.
Ndalimi në Mbretërinë e Bashkuar, do ta bëjë anëtarësimin ose mbështetjen e grupit vepër terroriste me një dënim maksimal prej 14 vjet burg.