KLGJ kërkon thellim të hetimit për gjyqtaren e Elbasanit Kapllani

Nga Exit News
KLGJ kërkon thellim të hetimit për gjyqtaren e Elbasanit Kapllani

Këshilli i Lartë i Gjyqësorit i ka kërkuar Inspektorit të Lartë të Drejtësisë të caktojë një ekspert për verifikimin e burimit të publikimit të videove të gjyqtares së Elbasanit Enkeleda Kapllani.

Në vendim numër 274, datë 01.07.2021, të zbardhur më 12 korrik, KLGJ ka kërkuar një ekspert të teknologjisë, i cili:

Të verifikojë dhe të sjell të dhëna për kohën dhe mënyrën e realizimit të videove, aplikacionin e përdorur nga ajo, si dhe për mënyrën dhe kohën e publikimit të tyre, ku janë publikuar ato fillimisht dhe nga kush.

Të shqyrtojë kamerat e sigurisë së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, jo vetëm të katit ku ndodhet ashensori dhe zyra e magjistrates, por edhe në ambientet e tjera të gjykatës, në datat e publikimit të videove të magjistrates.

KLGJ i ka kërkuar ILD-së edhe:

Dokumentimin e tekstit të këngëve që shoqërojnë në sfond muzikor videot me imazhin personal të magjistrates,

Administrimin e të dhënave profesionale të magjistrates, në drejtim të rezultateve në punë, eficencën dhe produktivitetin e saj.

KLGJ e pezulloi nga detyra gjykatësen Kapllani, deri në përfundimin e procedimit disiplinor, me 7 qershor, pas kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, ILD.

Enkeleda Kapllani u hetuan nga ILD pas publikimit në media, të videove të gjyqtares në Tik Tok. Këto video të regjistruara në zyrën e gjykatës tregonin gjyqtaren duke treguar veshjet e saj.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>