Drejtoria e Përgjithshme e Tatime ka njoftuar se subjektet që kanë kaluar në ssitemin e fiskalizimit, duhet të crregjistrojnë kasat fiskale. Në njoftimin e publikuar të enjten, në faqen e institucionit, çrregjistrimi i pajisjeve do të kryhet kështu:
“Subjekti tatimpagues njofton organin tatimor zyrtarisht në rrugë shkresore apo elektronike nëpërmjet plotësimit të një kërkese të përpiluar vetë nga tatimpaguesi, ku thekson se ka implementuar një zgjidhje softëar-ike të certifikuar dhe kërkon të kryejë çregjistrimin e pajisjeve fiskale që nuk i përdor më”.
Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj njoftoi të premten se qeveria ka kaluar një akt normativ, sipas të cilit gjobat për fiskalizimin fillojnë në janar.
Ndërkohë, prej janarit 2021 ka filluar fiskalizimi i subjekteve që lëshojnë fatura elektronike ndaj enteve publike dhe nga 1 korriku pritet fiskalizimi i subjekteve që paguajnë përmes trasfertave bankare.